Cfar po ndodh! Bankat blejnë euro, euro-ja kërcen sërish

0
121

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rritje ditët e fundit, duke rikuperuar pas rënies që shënoi në pjesën e parë të javës së kaluar.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.59 lekë, duke u rritur me 0.38 lekë në raportin me fundin e javës së kaluar. Në tre ditë euro u forcua me 0.71 lekë, pas rënies me 1.69 lekë që shënoi nga data 14 deri në 17 janar.

Ndërsa në datën 11 janar, euro u ngjit në nivelin më të lartë që nga fillimi i tetorit, duke arritur në 125.57 lekë.

Këto luhatje të mëdha ekspertët valutorë i shpjegojnë me transaksionet e mëdha të shit-blerjeve në valutë, që kanë qenë në nivele të tilla që kanë arritur të shkaktojnë luhatje të mëdha të kursit.

Aktorët e tregut pohojnë se rritja e euros ka ardhur si rrjedhojë e faktit që bankat, sidomos ato të mëdhatë, kanë qenë aktive në këtë periudhë për blerjen e valutës, çka ka ndikuar në forcimin e monedhës së përbashkët.

Megjithatë, pritshmëritë për një rritje të vazhdueshme të euros mbeten të pakta. Aktorët e tregut pohojnë se oferta në euro vijon të jetë e lartë dhe kërkesa për të e dobët, ndërkohë që dhe qarkullimi i parasë vendase është i ulët.

Në 2018-n, monedha e përbashkët u zhvlerësua me gati 10 lekë, duke zbritur në ditët e fundit nën 123 lekë, niveli më i ulët në një dekadë.

Aktorët e tregut presin që luhatjet të jenë sërish të mëdha edhe këtë vit. Ndërsa oferta është e lartë dhe kërkesa për valutë relativisht e dobët, priten disa zhvillime si transaksionet e shit-blerjes së bankave (që rrit kërkesën për valutë), konvertimi i kapitalit nga euro në lekë (që rrit ofertën për valutë), apo dhe nxitja për të shpërndarë dividend nga kompanitë e huaja pas uljes së tij në nivelin e 8% (që rrit kërkesën për valutë, pasi kompanitë do transferojnë fitimin tek mëmat). Në këto kushte është praktikisht e pamundur të ketë një parashikim se si do të luhatet raporti mes euros dhe monedhës vendase përgjatë këtij viti.

Marre nga Monitor

Titulli redaksional

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here