“Zëri i Amerikës” goditje të forta ndaj Ramës. “Kush e ka vënë në shënjestër Edi Ramën”?!!!

0
114

“Zëri i Amerikës” ka marrë një rol kritik të ashpër ndaj Edi Ramës, për herë të parë në 5 vitet e qverisjes së socialistëve. Ky qëndrim ka detyruar kreun e Ekzekutivit që ta etiketojë edhe emitentin mediatik me qendër në Uashington me termin “kazan”, aq të preferuar prej tij kur sulmon mediat që nuk i ka nën kontroll.

Goditja e parë e “Zërit të Amerikës i erdhi Edi Ramës për çështjen e Unazës së Re, ku një kompani fantazëm, “DH-Albania” kishte fallsifikuar dokumenta të autoriteteve amerikane, me të cilat u shpall fituese e tenderit 18 milionë euro. Goditja e dytë kundër Edi Ramës lidhet me skandalin e përgjimit të punësimeve partikane në administratën e Burgjeve dhe së treti, hapësira që “Zëri i Amerikës” po u jep zërave të shoqërisë civile që kundërshtojnë fort projekt-ligjin absurd, i cili cënon lirinë e medias.

Qeverisja e Edi Ramës është e karakterizuar nga skandale korruptive dhe lidhje me krimin e organizuar. Por, për një kohë të gjatë, këto probleme të mprehta nuk gjenin hapësirën e nevojshme tek “Zëri i Amerikës”. Po, çfarë ka ndodhur që ka ndryshuar qasja?

DJE
Mandati i parë i qeverisjes së Edi Ramës përkoi me mandatin e Donald Lu si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Ky i fundit, shumë aktiv në jetën shqiptare, nuk pati asnjë kritikë të artikuluar publikisht për kanabizimin e vendit.

Ambasadori Lu nuk kishte asnjë mesazh të fortë për kriminalizimin e administratës shqiptare, deri në nivelet më të larta të saj. Diplomati Lu, jo vetëm që nuk ngriti zërin, por, me aq sa mundej, tentoi të mbronte ministrat e qeverisë Rama nga përfshirjet e tyre në skandale korruptive apo edhe për lidhjet me krimin e organizuar, si në rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nën këtë frymë, edhe “Zëri i Amerikës” nuk e zgjeroi hapësirën e kritikave të tij tek keq-qeverisja e Edi Ramës. Në kronikat e “VOA” mbizotëronin lajmet kritike, analizat dhe prezantimi i çdo aktiviteti OJQ-je që kishte në fokus sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, njëlloj me sjelljen e ambasadorit Donald Lu.

Diplomati Lu është larguar drejt Kirgistanit, ndërkohë që administrata e ambasadës amerikane në Tiranë është ndryshuar në pjesën dërrmuese të saj, pavarësisht se ajo drejtohet nga një “e ngarkuar me punë”.

Me largimin e Donald Lu, duket se edhe “Zëri i Amerikës” ndihet më i çliruar për të qenë realist me qeverisjen e Edi Ramës. Dhe, realiteti i prezantuar, natyrisht që është shumë problematik.

“Zëri i Amerikës” ka ndjekur në vijimësi çështjen “DH-Albania”, madje ka kryer edhe investigimet e saj, të cilat shqetësuan qeverinë. “Zëri i Amerikës” zbuloi se autoritetet shqiptare e kishin pajisur me liçensë punimesh kompaninë fantazëm “DH-Albania” në një kohë që ajo nuk ishte regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

“Zëri i Amerikës” zbuloi në mënyrë ekskluzive përgjimet e disa zyrtarëve shumë të lartë qeveritarë, të cilët ndërhynin për të punësuar militantë socialistë në administratën dhe sigurinë e Burgjeve.

“Zëri i Amerikës” është i vetmi television shqip-folës që transmeton rregullisht kronika mbi aktivitetet e organizatave mediatike dhe të shoqërisë civile, të cilat kundërshtojnë projekt-ligjin qeveritar për median, duke e konsideruar si shkelje të rëndë të demokracisë.

Pra, duket qartë që “Zëri i Amerikës” ka vendosur të prezantojë fuqishëm problematikat e qeverisjes së Edi Ramës, ndryshe nga pak kohë më pareë. Edi Rama është i njëjti, stafi cilësor i “Zërit të Amerikës” është i njëjti. Atëherë, përse ky ndryshim? Mos ndoshta largimi i Donald Lu e nxori lakuriq keq-qeverisjen e Edi Ramës? Nëse po, atëherë pyetja që vijon logjikshëm është: “Kush e ka vënë në shënjestër Edi Ramën”?

BOLDNEWS

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here