Studentët organizohen nëpër fakultete.“Juridiku bojkoton”

0
133

Fakulteti i Juridikut i bashkohet bojkotit të mësimit. Për shkak të mosplotësimit të kushteve nga qeveria studentët vazhdojnë protestën e tyre në formën e bojkotit.

Studentët e fakultetit Juridik janë mbledhur nëpër klasa duke thërritur në korr: “Juridiku bojkoton”.

Ata kanë vazhduar bojkotin, ngjashëm me disa fakultete të tjera në vend.

Në fakultetin Histori-Filologji, pedagogë dhe studentë kanë nisur grevën e paralajmëruar që prej ditës së premte.

Në oborrin e fakultetit ata kanë kërkuar që të plotësohen kërkesat e parashtruara në letrën publike të asamblesë së pedagogëve të këtij fakulteti. Njësoj si tek shkencat sociale.

Në to shprehej shqetësimi në lidhje me VKM-të e miratuara në qeveria në fund të vitit të kaluar dhe kërkohej që ato të rishikohen, pasi sipas tyre shkelet autonomia universitare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here