Shembull/ Klubi sportiv, një forcë për komunitetin. Skuadra e Premier League hap dyert për të varfërit…

0
145

E njohur si skuadra më e varfër londineze Crystal Palace,  por ka hapur dyert e stadiumit për të pastrehët.

Rasti i fundit ka të bëj me të pastrehët në rrugët e kryeqytetit anglez, që duke nisur që nga java e ardhshme do të marrin një trajtim special nga drejtuesit e skuadrës së Premier League.

Në fakt, këtë të enjte morën shërbimin plot 8 persona, ndërsa pritet që t’i ofrohen shtretër, ushqime të nxehta dhe mëngjes rreth 10 persona. Kampi është programuar të ngrihet në bazën e tyre, pranë stadiumit “Selhurst Park”.

Ne jemi të kënaqur që po bashkëpunojmë me Këshillin Croydon dhe agjensitë e tyre partnere për të siguruar që vendqëndrim momental për një strehë emergjente në rast të temperatura të ulëta”,-tha Alexander për “Sky Sports”.

“Klubi dëshiron të jetë një forcë për të mirë të komunitetit dhe ne jemi të lumtur të bëjmë çmos për të ndihmuar ata më në nevojë”,-shtoi ai.

Numri i të pastrehëve në Londër ka arritur një nivel rekord, ku mendohet se janë rreth 3.000 njerëz që flejnë në rrugë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here