Salianji dorëhiqet si Sekretar i Grupit parlamentar: Falenderoj demokratët…

0
99

Ervin Salianji, deputeti i PD-së, ka njoftuar sot dorëheqjen e tij si Nënkryetar i Grupit Parlamentar, me argumentin se duhet të reagojë me përgjegjësi pasi nuk arriti të merrte votat e duhura për në Kryesinë e PD-së.

Ja mesazhi i plotë i Salianjit:

Falenderoj demokratët dhe miqtë që më kanë mbështetur dhe më mbështesin!

Numërimi për Kryesinë më nxori jofitues me 1 votë, kjo matematikë duhet lexuar me përgjegjësinë e duhur. Ndaj duhet marrë koha e nevojshme për të vendosur se çfarë duhet të bëj më shumë për të merituar besimin, për të luftuar me qeverinë, apo të bëj opozitë më të fortë për të qënë përfaqësues i demokratëve për një fitore edhe në numra edhe në frymë.

Gjykoj që çdo herë verdikti duhet lexuar qartë dhe duhen mbajtur përgjegjësi, mendoj që politika dhe Partia Demokratike ka nevojë për vendosjen e një standarti përgjegjësie, ku secili sipas funksionit mban përgjegjësi!

Gjykoj që dorëheqja shumë shpesh e munguar në politikë duhet të kthehet standard!

Funksioni im politik si Sekretar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike i takon të zgjidhet për parim nga Kryesia e re, për këtë arsye jap dorëheqjen!

Kjo me jep më shumë mundësi të takoj dhe degjoj demokratet per tu pergatitur, dhe per te bere fushate per te rifituar besimin e organeve te larta te partisë!

Nga nesër, si përherë, do të jem në terren për të organizuar dhe mbështetur protestat e vendosura nga mbledhja e Këshillit Kombëtar!

Largimi i Rames nëpërmjet protestave si objektiv i vendosur tashmë do jetë prioriteti dhe lufta e gjithë demokratëve, ashtu si dhe imja!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here