Pedagogët nisin grevën/ Në mbështetje të studentëve, dënojmë presionet e ushtruara ndaj tyre për ti dhënë fund protestës…

0
87

Studentët në Fakultetin Histori-Filologji kanë marrë sot një mbështetje të fuqishme dhe nga ana e pedagogëve , të cilët kanë nisur sot një grevë njëditore. Në një intervistë për gazetaren e Fax News Mirilda Tili, pedagogu dhe kreu i departamentit të gazetarisë Mark Marku u shpreh se kryeministri Rama bëhet qesharak, kur kërkon që të mbyllë me urdhër protestën.

Marku u shpreh se pedagogët dënojnë çdo presion të ushtruar ndaj studentëve, dhe shtojnë dhe dy kërkesa të panegociueshme që janë: Abrogimi i ligjit për Arsimin e Lartë, dhe dhënia fund e VKM-ve që cënojnë lirinë universitare. Marku tha më tej se shumë shpejt mund të mblidhen asambletë e pedagogëve në të gjitha Universitetet e vendit, për të dakordësuar ecurinë e protestës së tyre.

“Kjo është një grevë paralajmëruese e trupës akademike, është një vendim pothuajse unanim. Ne jemi në mbështetje të studentëve, dhe dënojmë presionet e ushtruara ndaj tyre për ti dhënë fund protestës. Ne kërkojmë abrogimin e ligjit të arsimit të lartë, dhe dhënien fund të VKM-ve që cënojnë autonominë universitare.

Në të gjitha konventat europiane titujt dhe gradat nuk mund të maten nga Ministria, dhe as puna e pedagogëve nuk vendoset me VKM. Universiteti po trajtohet njësoj si të ishte një shkollë e mesme, ose nëntëvjeçare. Nuk mund të vendosë ministria lidhur me kurrikulat dhe me përmbajtjet e lëndëve që ne zhvillojmë në Universitet.

Ne duam një debat të gjerë dhe rrënjësor, pasi vetëm me këtë ne muind të gjejmë zgjidhje të përbashkët. Ne kemi propozuar një tajkim të të gjitha asambleve akademike, për të përcaktuar si do të vijojmë me hapat e mëtejshme. Duam që të kemi një vendim të rakorduar, shqetësimet janë të përbashkëta. Po ashtu dhe asambleja e Fakultetit Juridik është kundër VKM-ve, që paradoksalisht janë vetë kundër lkigjit të vendosur nga qeveria.

Nëse protestat do të mbylleshin me urdhër, atëherë nuk do të kishte demokraci në asnjë vend të botës. Ne nuk marrim urdhëra, u nënshtrohemi ligjeve, jemi qytetarë që japim koiuntributin tonë për këtë vend, edhe pse gjendemi në kushte mizerabël. Nëse kryeministri do të bisedojë ne jemi të hapur, po me urdhërat për të mbyllur protestën të mos bëhet qesharak.

Ne nuk e kemi protestën zgjedhjen që duam, por na është imponuar. Kryeministri vetëm fyen, mbledh ca titullarë, i shan të gjithë dhe më pas largohet prej aty. Vetëm po thellon krizën me këtë gjuhë fyese dhe denigruese”, u shpreh Marku për Fax News.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here