“Lista partiake Basha”/ Arben Imami: Nuk kishte kritere në përzgjedhje përveç vullnetit të kryetarit…

0
88

PD mblodhi të shtunën Këshillin Kombëtar ku u votua për nënkryetarët e partisë, anëtarësinë dhe sekretarët e saj. Ishin 328 votues që kishin shënuar 15 emra në listën me 50 emra. Kryesia e re, e dalë me votë nga mbledhja e Këshillit Kombëtar do të duhet tashmë të organizojë aksionin politik të opozitës. Në mbledhjen e së shtunës Këshilli vendosi organizimin e protestave me qëllim largimin e Ramës si edhe të mbështesë një qeveri kalimtare që do t’i japë vendit zgjedhje të lira. Por këto zgjedhje nuk kanë kaluar pa kritika jo vetëm nga kundërshtarë të PD-së por dhe anëtare të PD ku sot e shohin me skepticizëm drejtimin nga kryetari Basha. Tepër kritik ka qenë karshi kreut aktual të opozitës, ish-deputeti dhe ministri Arben Imami. Ish-deputeti i PD, në një pronocim për “Gazeten Standard” deklaroi se zgjedhjet e Kryesisë dhe sekretariati janë zhvilluar nën ndikimin e kryetarit Basha. Ai ka theksuar se e gjithë lista është partiake dhe sipas vullnetit të Bashës. “Lista siç doli në shtyp ishte e sugjeruar dhe ndikuar nga Lulzim Basha nëpërmjet sms-ve. Nuk arrij të shquaj ndonjë kriter në këtë perzgjedhje përveç vullnetit të  kryetarit të partisë, keshtu që mendoj se është lista partiake Basha. Kjo duhet të jetë lista e ekipit politik fitimtar të zgjedhjeve, ekipit që do të dërrmojë socialiastet në qershor. Përndryshe bëhen 3-4 palë zgjedhje të humbura nga Basha” –u shpreh Imami. Kujtojmë që Arben Imami ka kundërshtuar edhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD të zhvilluar një muaj më parë, ku refuzoi të ishte dhe pjesë e saj dhe pas ftesës së kreut të PD. Ai është shprehur se Kuvendi është mbledhur në kundërshtim me statutin pasi nuk është paraprirë nga mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së PD-së. “Kuvendi po mblidhet pa vendim të Këshillit Kombëtar, Kryesisë dhe në kundërshtim flagrant me frymën demokratike të një partie perëndimore që ka rrëzuar komunizmin. Ky Kuvend vulos frymën e përcarjes së Partisë nga baza në qendër. Një opozitë që drejtohet në mënyrë autoritare nuk jep shpresë për një Shqipëri demokratike dhe ky është mesazhi më i gabuar që Lulzim Basha po u dërgon studentëve në protestë dhe gjithë shoqërisë shqiptare” –deklaroi Imami vetëm një muaj më parë.

Ermelinda Ndoja

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here