Standard.al

Historia rrënqethëse e një prej të rinjve korçarë, 27 vjet në burgjet komuniste

0

Gaqo Kaskaviqi ishte vetëm 23 vjeç kur u arrestua nga komunistët, në vitin 1950. Kaloi 27 vjet në burgjet komuniste. Ai ishte një prej të rinjve korçarë të angazhuar në Partinë Popullore, të cilët kishin shprehur hapur idetë e tyre kundër regjimit komunist.

Një dokument i publikuar nga Kastriot Dervishi, në gazetën “55”, jep detajet e burgosjes së Gaqo Kaskaviqit, i cili hyri në burg në vitin 1950 dhe doli prej andej në vitin 1980. Midis dy kohëve, Gaqoprovoi vetëm pak muaj lirinë, në vitin 1961, për t’u riarrestuar për tentavivë arratisje.

U arrestua më 22.4.1950 me 10 shtetas të tjerë: Andrea Diamanti, Jorgjia Burgaleci, Filloreta Karanxha, Thomaidha Shelke, Raqi Kotnika, Mehdi Agolli, Pandi Irakli, Ilo Bicolli, Vangjel Marko, Vasil Ciko. Të gjithë akuzoheshin se bënin pjesë në Partinë Popullore antikomuniste, të krijuar nga A.Diamanti, e cila synonte të rrëzonte me dhunë pushtetin. Veprimtaria, sipas akuzës, niste nga viti 1949. Akuzohej edhe për tentativa arratisjeje.
Vendim Burgosje 27 Vjt

U gjykua nga Gjykata Ushtarake e Korçës, e cila me vendimin nr.120, datë 8.9.1950 i deklaroi fajtorë dhe i dënoi deri në 20 vjet burgim. Kaskaviqi u dënua me 5 vjet burgim e punë të detyruar, por dënimi ishte më i gjatë sepse vuante edhe një dënim tjetër nga Gjykata Popullore e Beratit (vendimi nr.451, datë 22.11.1950) për mosdenocim krimi. U la në fuqi me vendimin nr.39, datë 15.2.1951 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. U lirua nga burgu më 25.1.1961 kur po kryente dënimin në repartin nr.303 Tiranë.

Brenda të njëjtit vit kur u lirua, u arrestua sërish më 15.8.1961, teksa u orvat të arratisej. Për 5 ditë, më 10-15 gusht, iu afrua deri në 100 metra vijës kufitare në afërsi të Dardhës, por duke mos ditur drejtimin, nuk mundi të kalojë dot dhe u kap nga forcat e kufirit. Me vendimin nr.207, datë 13.12.1961 të Gjykatës Ushtarake Tiranë me veprim në Korçë, në bazë të nenit 64/10 të Kodit Penal, u deklarua fajtor dhe u dënua me 25 vjet burgim. U la në fuqi me vendimin nr.2, datë 12.1.1962 të Gjykatës së Lartë. U lirua nga burgu më 11.5.1980./Kujto.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.