Standard.al

Gjykata nën kthetrat e mafias së drogës…

0

Gjykata ka rënë në kthetrat e mafias së drogës duke dhënë sot një vendim absurd duke dënuar me një gjobë Kryetarin e opozitës, Basha i cili denoncoi publikisht mbërritjen në Shqipëri të Toyotës me 3.4 milionë euro. Gjykata është vendosur kështu në shërbim të krimit të organizuar me synimin për ti mbyllur gojën denoncimi të skandaleve dhe lidhjeve të krimit me qeverinë Rama dhe bandën e Taulant Ballës.
Gjykata e Tiranës ka dënuar sot për shpifje kreun e PD-së Lulzim Basha, pas padisë që bëri deputeti Taulant Balla në lidhje me akuzat e liderit demokrat për “Toyota Yaris”. Deputeti socialist pas vendimit tha për mediat se ky është një vendim historik.
Balla e paditi Bashën për shpifje në qershor të vitit të kaluar, pasi tha në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar ne dy makinat ‘Toyota Yaris’ i përkiste atij. “Shikoni si zgërdhihen, njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbaheni mend këtë që po ju them dhe ka porositur një Toyota Yaris, po ta kanë zbuluar Toyotën o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 mln euro të drogës brenda. Vazhdo qesh, do e shikosh cfarë do të tunden para hundës shumë shpejt”, deklaroi Basha në Parlament në 20 qershor të vitit të kaluar.
“Drejtësia dënon personin që akuzon dhe nuk dënon atë që akuzohet, rasti i Zaganit është i freskët dhe të gjithë e njohin.
Ne do ta ankimojmë vendimin e gjykatës, kjo gjykatë qesharake ia kaloi barrën Lulzim Bashës i cili ka publikuar fakte të pakundërshtueshme të përfshirjes së Taulant Ballës në afera korruptive dhe pastrim parash,” – u shpreh Bardhi ndër të tjera.
Ai argumentoi se Edi Rama po tenton të kapë drejtësinë diçka që sipas tij e vërtetoi vendimi i sotëm i gjykatës.
“Gjykatës nuk i ka interesuar fare se Taulant Balla transportonte para me “Toyota Yaris”. Ne jemi kthyer zyrtarisht në diktaturë pasi gjykata nuk merret me provimine fakteve se cili është i vërtetë dhe cili jo, por vendoset në krah të të pandehurve dhe gjobit opozitën,” – tha Bardhi përpara gazetarëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.