Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet “Epidemia që po mbërthen Shqipërinë.” Kikia: Ndërtimi i HEC-eve, pse është kaq...

“Epidemia që po mbërthen Shqipërinë.” Kikia: Ndërtimi i HEC-eve, pse është kaq i domosdoshëm?

0
121

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në televizionin Ora News ka komentuar projektet e HEC-ve që po shpërthejnë në vend.

Kikia thotë se fuqia prodhuese e HEC-it që është projektuar të ndërtohet në kanionet e Holtës në Gramsh është shumë e vogël.

Mentor Kikia: Mua më shqetëson fakti që ka një mani për të shndërruar në një lloj epidemie nga çdo qeveri për të shndërruar në HEC-e dhe për të futur në tuba çdo gur apo ujë që rrjedh në këtë vend. Vepra energjetike e projektuar në këtë vend është shumë shumë modeste për sistemin tonë energjitik. Është si të hedhësh një gotë ujë në një pishinë. Kaq influencë ka ky HEC në sistemin energjitik shqiptar. Pse është kaq i domosdoshëm?

Të shkatërrosh rrjedhën normale të një përroi, për të ndërtuar një objekt që do të furnizojë me energji vetëm disa fshatra kjo është e paprecedentë  që po ndodh në Shqipëri. Fenomeni i ndërtimit te HEC-eve është i këtyre përmasave, ku po ndërtohen HEC-e me fuqi shumë të vogël që nuk mjaftojnë as për banorët aty.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here