Basha ironizon nga foltorja e Kuvendit: Ministrat e rinj. A e njihni kush është kjo zonjë, a i njihni kush janë, cfarë janë?

0
84

Krye demokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend, hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Nga foltorja e Kuvendit ironizoi ministrat e rinj, të cilët pas dekretimin dhe votimit në Parlament kanë marrë detyrën. Basha pyeti shqiptarët se kush i njeh ministrat e rinj, duke shtuar se askush nuk e di se cili është kontributi i tyre në shoqërinë shqiptare.

Gjithashtu Basha u shpreh se këto ministra i kanë sjellë oligarkësh, të cilët vjedhin së bashku me Ramën. Mes tjerash kreu i PD-së  theksoi se vendi  sot është në emergjencë kombëtare si pasojë e keqqeverisjes dhe korrupsionit në fusha të ndryshme.

“A e njihni kush është kjo zonjë, a i njihni kush janë, cfarë janë? Më thoni: A i mbani mend emrat, ministre e kujt 2është. Mos pëllit, nëse ka filluar që të dhemb që tani.  Anëtare të PS, a iu përfaqësojnë ju, apo kontot bankare të oligarkësh. Ata ja kanë sjell. Pazaret e milionave.  S’ka diskutim, një pjesë e tyre duhet të shkojnë  në ndjekje penale. Nuk ka nevojë më për fasadë, injoranca e një të çmenduri. Vendi është në duar e një të marrin, i krimbur në paratë që iu ka vjedhur popullit . I dalë binarësh, pasi ka shkatërruar thelbin e demokracinë, ndarjen e pushteteve.

Bëri sikur imitoi Isamail Qemali dhe Hasan Prishtinën,  por i ra fasada dhe  bëri si Enver Hoxha. Asgjë e mirë natyrisht nuk mund të vijë nga kjo, faturën e paguajnë studentë, pensionistet.

Vendi sot është në emergjencë kombëtare. Ky i marrë do t’i poshtëroje shqiptarët deri në pikën e fundit. Nuk ka lekë për të paguar dhe del e shprehet se po anulojmë projektin Kashar-Thumanë.”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here