Akuza të forta. Habit Basha: 33 milionë i ka Vilma Nushi, ky hajdut psiqik ka rezervuar 0 lekë për rrugën Thumanë-Kashar

0
153

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend nuk i kurseu akuzat për qeverinë Rama.

Gjatë fjalës së tij, ju drejtua ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, për të cilin tha se në bazë të informacionit nga delgacioni hollandez, ish ministri ka një kompani të regjistruar në Hollandë.

Nuk ka lekë për të përgjysmuar tarifat. Del një nga figurinat dhe thotë do t’ja marr koncesionit Thumanë-Kashar. Ai koncesion duhet anulluar dhe duhet çuar para ndjekjes penale ato që e bënë që ta dish mirë ti dhe të bandës së Lushnjes që e bënë.

Por shqiptarët duhet ta dinë se në buxhetin e viti 2019, ky mashtrues, ky hajdut psiqik ka rezervuar 0 lekë për rrugën Thumanë-Kashar. Por ka lek, ka ku të marrë, 33 milionë i ka Vilma Nushi, tre koncesionet e Shëndetësisë 33 milionë euro. 21 milionë i ka Klodi i Benit, i tre inceneratorëve. Ato nuk i prek se pastaj fillon tangon me Benin dhe bien të dy. Do të bini, por do të binit më shpejt nëse do të prekte ato që ke çuar dhe regjistruar në Holandë. U mor vesh, kishim delegacion dhe na treguan aty e kishe kompaninë të regjistruar në Parajsë fiskale.”- iu drejtua Basha-Ahmetajt.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe ish-ministri vazhdonte të qeshte në mënyrë ironike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here