Aksident tragjik/ Përplasen dy autobuzë, vdesin 22 persona…

0
108

Një aksident tragjik ka ndodhur në Bolivi, pasi dy autobuzë janë përplasur me njëri-tjetrin duke i marrë jetën 22 personave dhe duke plagosur 37 të tjerë.

Sipas autoriteteve vendase autobusët janë përplasur kokë më kokë me njëri- tjetrin, përgjatë rrugës që lidh dy qytetet Oruro dhe Potosi.

Të lënduarit janë transportuar për në spital. Aksidente të tilla janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në Bolivi.

Pjesa më e madhe e rrugëve, përfshirë ato që të çojnë në kryeqytet, La Paz, janë të pjerrëta dhe mes maleve. Një aksidenti i ngjashëm ndodhi në Dhjetor, ku si pasojë gjetën vdekjen 16 persona

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here