Standard.al

Vizitë shtetërore/ Podgorica mbushet me flamuj kuqezi në nder të Presidentit Meta

0

Presidenti Ilir Meta nesër do të jetë në Mal të Zi për një vizitë shtetërore. Mësohet se rrugët e Podgoricës janë mbushur me flamuj kuqezi.

 

Presidenti Ilir Meta nis nesër një vizitë shtetërore dy ditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.

Sipas informacioneve që vijnë nga mediat e vendit fqinj, rrugët e Podgoricës si asnjëherë më parë janë veshur me flamujt kuqezi në nder të Presidentit të Shqipërisë.

Këtë e vërtetojnë edhe këto foto të shkrepura sot në mbrëmje në Podgoricë, që tregojnë se këtë atmosferë kryeqyteti malazez, ku banojnë edhe shumë shqiptarë, nuk e ka provuar gjatë vizitave të mëparshme të personaliteteve më të larta shtetërore.

Mësohet se gjatë kësaj vizite, veç takimeve me krerët e lartë të Malit të Zi, Presidentit Meta do të vizitojë edhe qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.