Tension dhe përplasje në Athinë, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese

0
103

Perplasje dhe protesta të pandalshme në qytetin e Athinës. Një pjese e qytetarëve grekë janë vendosur para parlamentit në Athinë të cilët kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë për çështjen e emrit.

Protestuesit me flamuj kombëtarë në duar kanë vërshuar para parlamentit, ndërsa raportohet se ka pasur edhe persona të lënduar.

Mësohet se një 45 vjeçar është plagosur me thikë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi kanë shkelur njëri tjetrin duke u përpjekur për të dalë nga tuma.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese për të shpërndarë protestuesit.

Tubimi zhvillohet përpara një votimi të parashikuar mbi marrëveshjen e emrit të Prespës në parlament javën e ardhshme, të cilin qeveria pret të sigurojë të paktën 151 vota pro. Grupet e qytetarëve kanë intensifikuar një fushatë në mediat sociale për të tërhequr sa më shumë protestues në sheshin “Sintagma” për një protestë kundër “Marrëveshjes së Prespes” midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Me thirrje kryesisht nga “komiteti i luftës për greqëzimin e Maqedonisë”, qindra autobusë me që vijnë nga gjithë vendi dhe në veçanti nga veriu i Greqisë, mbërritën sot në Athinë duke transportuar mijëra manifestues, sipas organizatorëve, për të marrë pjesë në këtë protestë.

Marrëveshja mbi emrin e ri të Maqedonisë, e nënshkruar mes Athinës dhe Shkupit qershorin e kaluar, synon t’i japë fund konfliktit gati 30 vjeçar mes dy vendeve fqinje duke e riemëruar këtë vend të vogël të Ballkanit “Republika e Maqedonisë së Veriut”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here