Taksat “e fshehta” që po vënë në vështirësi biznesin….

0
91

Sektorë të ndryshëm presin që 2019 të mos jetë një vit pozitiv për sa i përket ecurisë së biznesit. Shkak kryesor janë ndryshimet që solli Paketa Fiskale 2019. Ndonëse në tërësi, paketa ishte lehtësuese, ka shumë ndryshime fiskale që, në fakt, rrisin barrën tatimore direkt ose indirekt. Aktorët kryesorë thonë se këto ndryshime janë bërë pa u konsultuar me grupet e interesit, duke vënë në vështirësi biznesin për të krijuar vende të reja pune dhe për të rritur investimet. Një pjesë e tyre rrezikon falimentimin.

Flet Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë: Nëse bëjmë një llogaritje të shumave që industritë prodhuese paguajnë në një vit si tarifa për procedurat ligjore, shpenzime të ndryshme për të kryer procese burokratike me entet publike apo edhe pagesa informale ndaj zyrtareve të shtetit, do të shohim se pagesa e tatimit mbi fitimin dhe mbi dividentin nuk është për t’u marrë fare në konsideratë.

Në ditët e sotme, flitet shpesh se si fiskaliteti ndikon në aftësitë konkurruese të vendeve. Në fakt, fiskaliteti është një ndër elementet që ndikon pozitivisht apo negativisht në konkurrueshmërinë e tregjeve. Sipas një studimi paraprak të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, një ndër elementet kryesore, por që deri më tani nuk është marrë shpesh në konsideratë, në lidhje më konkurrueshmërinë është çështja e kostove të fshehura. Këto nuk janë kostot e prodhimit, por janë kostot e procedurave dhe të burokracisë dhe korrupsionit. Industritë prodhuese ndeshen çdo ditë me tarifa të cilat janë pjesë e një procedure ligjore dhe shpesh të pakuptimta. Këto procedura burojnë kryesisht nga ligjet në fuqi, por marrin trajtën teknike nga aktet nënligjore në zbatim të ligjeve. Shumica e këtyre procedurave dhe tarifave përkatëse nuk janë aspak të konsultuara me sipërmarrjen, madje ekzistojnë procedura dhe tarifa tashmë shumë të vjetruara, të cilat përdoren nga zyrtarë të korruptuar për të vështirësuar aktivitetin e përditshëm të sipërmarrjes.

Nëse bëjmë një llogaritje të shumave që industritë prodhuese paguajnë në një vit si tarifa për procedurat ligjore, shpenzime të ndryshme për të kryer procese burokratike me entet publike apo edhe pagesa informale ndaj zyrtarëve të shtetit, do të shohim se pagesa e tatimit mbi fitimin dhe mbi dividentit nuk është për t’u marrë fare ne konsiderate.

Natyrisht që sipërmarrja është gjithmonë e interesuar të ketë një ngarkesë fiskale të ulet, me qëllim që të ketë më shumë mundësi për të krijuar vende pune dhe të riinvestojë, por sëmundja e heshtur që po e shkatërron entuziazmin dhe optimizmin e sipërmarrjes prodhuese burokracia, korrupsioni dhe procedurat e tepruara.

Diskutojmë shpesh për procesin e inspektimit ndaj sipërmarrjes por vijojmë të vonojmë reformën në inspektim. Kjo duhet të shërbejë si një këmbane alarmi për qeverisjen pasi sfidat e integrimit rajonal dhe atij europian janë të shumta dhe kërkojnë bashkëveprim të të gjithë aktorëve për të pasur sukses. Revista Monitor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here