Silva Caka: LSI, forca politike më e dashur në Skrapar

0
183

Fjala e Deputetes së LSI-së, Silva Caka në takimin me strukturat e LSI në Skrapar

 

Është kënaqësi të rikthehesh në Skrapar, sepse besoj jemi të qartë të gjithë që në momentin që përmend LSI, e asocion në mënyrë të pashmangshme me Skraparin. Po aq sa kur thua jam nga Skrapari me siguri do të pyesin, je me LSI. Nuk dua tu mbaj gjatë me fjalën time sepse puna flet më shumë se fjalët. Ne jemi përpara një fushatë për zgjedhjet vendore dhe besoj që puna e Kryetarit të Bashkisë dhe e gjithë stafit të tij, flet absolutisht më shumë se fjalët e mia apo të kujtdo tjetër. Në radhë të parë ju përgëzoj për këtë sallë që është  e mbushur plot dhe që ka dhe njerëz ende jashtë. Kjo tregon që pavarësisht gjithçka-je LSI, vazhdon të jetë forca politike më e dashur në Skrapar. Dhe besoj këtë e keni pasur të qartë edhe nga fjalët e vetë të keqes së madhe të këtij vendi që është pikërisht Kryeministri që na drejton, i cili vazhdon ti mëshojë faktit që në Bashkinë e Skraparit, do patjetër të fitojë, me çdo kusht. Është  i gatshëm të vijë të kandidojë vetë në Skrapar vetëm që ta fitojë.

Por nga kjo sallë do doja t’i thoja jo vetëm atij, por kujtdo që pretendon se me çdo lloj forme mund të marri vota në Skrapar, ta harrojnë. Në Skrapar fiton vetëm mirësia, fiton vetëm mirënjohja dhe puna e kryer me mish e me shpirt. Kështu që unë vetë ashtu siç edhe shumica prej jush vijnë nga familje që kanë dhënë edhe jetën, kanë dhënë edhe bijtë e tyre për këtë vend apo dhe për gjithë Shqipërinë. Kështu që jam e bindur që ky shpirt sakrifice dhe qëndrueshmërie vazhdon të na karakterizojë edhe sot si popull.

Prandaj jam e bindur që asnjëri prej jush këtu nuk do të përulet kurrë përpara një grupi të cilët merren me trafik droge, njerëz që kanë falsifikuar diplomat e tyre ashtu siç i përmendi Kryetari dhe janë absolutisht të padenjë për të drejtuar popullin e Skraparit. Kështu që do ju lutesha shumë që në asnjë mënyrë mos bini pre e asnjë provokimi, në asnjë mënyrë të mos bini pre e asnjë tensioni që mund të shkaktojnë mes jush. Qytetarët e Skraparit janë krenarë sepse kanë histori nga mbrapa tyre dhe sigurisht do të vazhdojnë të krijojnë histori. Ju faleminderit edhe njëherë dhe mirëpresim çdo njeri që dëshiron të bëhet pjesë ende e strukturave tona. Dhe kam përshtypjen që në ditët në vijim ju do të shikoni që dhe ata që mund të jenë larguar apo dhe ata që nuk kanë qenë kurrë pjesë e LSI-së, do të vijnë dhe do të gjejnë strehë në LSI. Sepse këtu janë njerëzit e mirë. Faleminderit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here