Shkoi për të shitur makinën e vjedhur por i ndodh ajo që nuk e priste…

0
94

Policia e Durrësit ka vënë në pranga  tre shtetar të dyshuar si autorë për vjedhjen e një automjeti dhe dy bizneseve. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy shtetasit me inicialet J.P, E.P, në datë 19 janar 2019, gjatë natës dyshohet se ata kanë vjedhur dhe thyer një biznes qe rezulton te jete bulmetore ku kanë marrë një sasi parash si edhe kanë tentuar të vjedhin një tjetër biznes tregtar qe ishte dyqan mishi.

Ndërsa i arrestuari tjetër, shtetasi me inicialet Q.R. dyshohet se ka vjedhur një mjet tip Benz ku në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, në momentin që shtetasi do ta shiste në një pikë varreza makinash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve edhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat policore, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Ndjekja”, duke arrestuar në flagrancë tre shtetasit J.P, E.P dhe Q.R.

Shtetasit J.P. dhe E.P. dyshohen si autorë të vjedhjes me thyerje të dy bizneseve në Durrës.

Në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në datë 19.01.2019, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një biznes (bulmetore) ku kanë marrë një sasi parash si edhe kanë tentuar të vjedhin një tjetër biznes tregtar (dyqan mishi).

Shtetasi Q.R. dyshohet se ka vjedhur një mjet tip Benz ku në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, në momentin që shtetasi do ta shiste në një pikë varreza makinash. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here