Thursday, March 28, 2024
Home Aktualitet Kronikë Policia publikon emrat e 22 personave më të rrezikshëm në Tiranë

Policia publikon emrat e 22 personave më të rrezikshëm në Tiranë

0
120

Publikohen emrat e 22 personave më të kërkuar në Tiranë.

Nga emrat e publikuar nga policia e Tiranës pothuajse të gjithë emrat janë të dënuar dhe në kërkim për vrasje, veç njërit prej tyre , i cili është dënuar dhe kërkohet për vjedhje me pasojë vdekjen.

4 prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes, ndërsa 18 të tjerët të dënuar me mbi 20 vite burg.

Në krye të listës së publikuar nga blutë është Eduart Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm. ai kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”. Kjo mund të konsiderohet një prej ngjarjeve më të rënda të 2012­s pasi Kurti, akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve, për një borxh prej 200 mijë eurosh.

Mes listës së të kërkuarve është dhe Bashkim Ferati, i cili akuzohet se ka kryer ekzekutimin e dy vëllezërve. Pas kësaj ngjarjeje babai i viktimave të Feratit, në tentaivë për të marrë hak ndaj autorit të vrasjes së dy djemve të tij, vrau dy persona të tjerë. Ferati është i dënuar me 21 vite burg.

Një tjetër emër është dhe Besnik Coka i cili akuzohet se në vitin 1997 së bashku me dy shtetas të tjerë kanë vrarë një punonjës policie, ngjarje kjo e ndodhur ne fshatin Arras të Dibrës.

Mes të kërkuarve është dhe Arlind Hyseni i cili është dënuar me 25 vite burg për grabitje me pasojë vdekjen, ngjarje kjo e ndodhur me 12 korrik 2004.

Ndërkohë i kërkuari tjetër Besnik Çoadari rezulton dhe në listën e të kërkuarve në qarkun e Beratit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here