Paralajmëron deputeti i PD-së: Javën e ardhshme do të shohësh një Shqipëri…

0
118

Në mbështetje të protestës së banorëve të “Astirit”, gjatë fjalës së tij, deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se java e ardhshme është e rëndësishme, pasi sipas tij ka ardhur koha që qytetarët të bashkohen për të rrëzuar këtë qeveri.

“Çdo ditë që ne dalim këtu neve na shtohen mbështetësin dhe qytetarët e ndershëm që janë kundër vjedhjes. Edi Rama anuloje projektin se revoltat që do shohësh në Shqipëri do ta bëjnë revoltën në Francë lule përballë asaj që do shohësh ti në Shqipëri. Shtëpitë janë tuajat dhe tuajt do të mbeten do apo nuk do Edi Rama. Rrëzimi i Edi Ramës është domosdoshmëri kombëtare. Java që do vijë do jetë javë e rëndësishme për të gjithë ne. Ka ardhur koha që qytetarët të marrin atë që u takon. Ka ardhur koha që politika të dëgjojë qytetarët dhe jo interesat e saj. Të bashkohemi të gjithë për të rrëzuar këtë qeveri. Qytetarët nuk kanë më rrugë tjetër përveç revoltës”- u shpreh deputeti i PD, Klevis Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here