Kryemadhi: Koha erdhi! Gati rrëzimi i Edi Ramës dhe Rilindjes që varfëroi shqiptarët

0
127

Gjatë takimit me strukturat e LSI-së në Skrapar, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se tashmë janë pjekur të gjitha kushtet për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Kryemadhi tha se Rama është simboli i njeriut që ka zaptuar shtetin dhe popullin për interesat e tij. Kryemadhi tha se kudo në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm anëtarë të LSI-së, jo vetëm anëtarë të PD-së, por edhe anëtarë të Partisë Socialiste janë të zemëruar me qeverisjen e Rilindjes që po u grabit paratë, pronat dhe të ardhmen qytetarëve shqiptarë. “Kemi përballë një sfidë të madhe. Sfida është shumë e thjeshtë. Të rrëzojmë dhe të largojmë Edi Ramën. Dje kam qenë në Selenicë, në Fier në Kavajë. Kudo që shkel, nuk dëgjoj qoftë dhe një njeri të vetëm, nuk po merrem me anëtarët e LSI apo me demokratë, por dhe socialistë të ndershëm të cilët nuk janë të zemëruar me qeverinë e tyre, të cilët nuk janë të zemëruar me Rilindjen që u ka grabitur dhe u ka zaptuar partinë e tyre. Kur nuk ka socialistë të ndershëm që e suporton këtë njeri, atëherë ta dini që kushtet janë pjekur. Kushtet janë pjekur dhe ne do të dalim në rrugë. Do të dalim në rrugë për ta rrëzuar njëherë e përgjithmonë, jo Edi Ramën si njeri, por Edi Ramën si simbol të çdo njeriu, që në politikë kërkon të zaptojë shtetin dhe popullin e tij për interesat e tij. Shqiptarët me rrëzimin dhe tërheqjen zvarrë të këtij simboli të politikës së krimit, duhet ti japin mësim klasës politike që nuk ka më njeri në histori që të vijë dhe të bëjë të njëjtën gjë që bëri ai, që largoi të rinjtë dhe të rejat, që i largoi nga shtëpitë e tyre për të mos u kthyer më. Duhet ti japim mësim politikës shqiptare që të mos guxojë më njeri të gënjejë shqiptarët, por ai që premton ta mbajë premtimin. Ti japim një mësim politikës shqiptare për ti thënë kujtdo që politika është në shërbim të qytetarëve. Në të kundërt, qytetarët të rrëzojnë dhe të tërheqin zvarrë ashtu siç e meriton çdo mashtrues dhe tradhtar i idealeve të vendit të tij. Prandaj unë ju bëj thirrje, mos ndaloni. Mos ndaloni duke kontaktuar vëllezërit, motrat, komshinjtë tuaj, familjarët dhe miqtë”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here