Higuain ‘braktis’ Milanin…

0
112

Sulmuesi argjentinas ka kryer stërvitjen e fundit në Milanello, përpara se të niset drejt Londrës për të hedhur firmën me Blutë. Sipas mediave italiane, Higuain i ka dhënë lamtumirën shokëve të ekipit dhe stafit të Milanit dhe transferimi te Chelsea pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga trajneri i kuqezinjve, Gennaro Gattuso, i cili pohoi se Higuain nuk ishte njeriu i duhur në kohën e duhur për skuadrën e tij.

Ai pritet të fluturojë drejt Londrës sonte ose nesër, ku vëllai i tij, Nicolas ka gjetur akordin me drejtuesit e Chelsea. Besohet se Juventusi ka rënë dakord për një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit me opsione të ndryshme për të blerë ose për të zgjatur huanë.

Higuan luante në formulën e huazimit edhe te Milani, me kuqezinjtë që e huazuan për 18 milion euro nga Juventusit, me mundësi për të blerë për 36 milion euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here