Standard.al

“E hëna blu”, çfarë fshihet pas saj?

0

Dita e nesërme, 21 janari është quajtur si dita më e trishtuar e vitit. E quajtur “E hëna blu”, ajo mendohet se është një nga ditët kur njerëzit janë më të trishtuar dhe më pesimistë se çdo ditë tjetër të vitit. Sipas formulës, “e hëna blu” bie në të hënën e tretë pas Vitit të Ri. Këtë vit, “e hëna blu” është ajo e 21 janarit.

Ideja për ta etiketuar kështu të hënën e tretë të muajit janar ishte e psikologut Cliff Arnall në bashkëpunim me Universitetin e Cardiff.

Ata marrin në konsideratë disa variable të ndryshme si, moti, borxhet e akumuluara nga dhuratat e Vitit të Ri, rënia e motivimit pas festave, e të gjitha këto e bëjnë këtë ditën më të zezë të vitit, dita kur ndjehemi më të trishtuar. Aktiviteti fizik, takimi me miqtë apo ndonjë film humoristik do t’ju ndihmojë ta kaloni shumë lehtë këtë ditë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.