“Bukuria e Vrarë” Boçi: Kanioni i Holtës në Gramsh po zhduket nën betonin e HEC-it, duhet ndalur

0
134

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boci, ka reaguar në rrjetin social facebook për ndërhyrjen që po bëhet tek Kanioni i Holtës në Gramsh. Bukuria e Vrarë, kështu e ka nisur shkrimin Boci, duke akuzuar qeverinë pë babëzitjen e cila nuk ka të ndalur.

Statusi:

BUKURIA E VRARË
Kanioni i Holtës në Gramsh, një ndër bukuritë e rralla të natyrës magjepsëse shqiptare, po vritet e zhduket nën betonin e HEC-it, të dhënë si leje ndërtimi nga ish Ministri Gjiknuri.
Firma ERA HYDRO, e themeluar në nëntor 2016, me kapital filllestar vetëm 100 000 lekë, po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, të dhuruar nga Zoti.
Impakti shkatërrues natyror dhe dëmi janë epokaliptikë për mjedisin atje dhe kanionin e rrallë.
Babëzia për fitim nuk ka kursyer asgjë dhe ka mbjellë kudo beton.
Kjo marrëzi me natyrën e Zotin duhet të ndalet!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here