Alarmohet ministri serb Vulin: Një Shqipëri e Madhe po krijohet para syve tanë

0
116

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka komentuar tarifën e vendosur nga Kosova për produktet Serbe.

Vulin thekson se çfarëdo që përkon me Serbinë lidhur me marrëveshjen me Kosovën do të përkrahet nga Rusia.

Vulin ka theksuar se Rezoluta 1244 është ende në fuqi dhe nëse dikush mendon se pa këtë rezolutë mund të gjendet zgjidhje e ka gabim.

“Është shumë e vështirë të shpjegohet rruga evropiane për shkak të politikës me standarde të dyfishta të Prishtinës. Ata vendosën tarifa ndaj produkteve të Serbisë për të cilat Evropa nuk po bën sa duhet presion”, ka thënë ai.

Sipas ministrit serb Evropa po hesht përderisa ‘një Shqipëri e Madhe po krijohet para syve tanë’.

“Asnjë fjalë e vetme për këtë. Mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse dikush në Serbi do përmendte diçka të tillë. Një Shqipëri e Madhe është shumë e rrezikshme për Ballkanin”, është shprehur Vulin.

Vulin ka shtuar se serbët nuk duhet të pranojnë të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës pasi me një gjë të tillë dëshmojnë se janë kundër vëllezërve serb.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here