170 persona kanë humbur në Detin Mesdhe

0
136

Mësohet se rreth 170 persona, emigrantë kanë humbur në det në Mesdhe, pas 2 incidenteve të rënda të shënuara së fundi.  Organizatat globale, njofton se emigrantët humbën në det, në dy incident të ndara, teksa si pikë-nisje kishin pasur Marokun dhe Libinë, shkruajnë mediat e huaja.

Emigrantët e humbur që prej së shtunës, konsiderohen të humbur nga ana e OKB-së. Dy varkat “përkundeshin” në det, ndërsa nga ana e Rojeve Bregdetare janë shpëtuar aq sa është mundur. “Gjatë operacionit tonë, së paku 3 trupa janë vërejtur se janë mbytur”, tha komandanti i Rojës Bregdetare italiane Fabio Agostini për kanalin televiziv RaiNews24. Një helikopter detar u dërgua dhe shpëtuan tre persona që vuanin nga hipotermi të rënda dhe u dërguan në spital në ishullin Lampedusa. Për nga numri i viktimave, sigurisht që kjo është një tragjedi e rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here