Vendimi i pedagogëve: Së bashku me studentët, do hidhemi në protesta, deri sa të rrëzojnë ligjin “Për Arsimin e Lartë”

0
69

Pas dhunës verbale që kreu i qeverisë shpalosi përpara botës akademike se “problem janë pedagogët dhe jo studentët”, reagojnë  profesorët dhe koalicioni qytetatar: Protesta me studentët, nuk do lejojmë që Rama të ushtrojë pushtet në mjedisin universitar

Reagim i Koalicionit Qytetar për Shqipërinë: Edi Rama fut Vettingun në Arsim, të ushtrojë pushtet në mjedisin universitar dhe akademik!

Vendimi i pedagogëve: Do hidhemi në protesta, deri sa të rrëzojnë ligjin “Për Arsimin e Lartë”

Jakup B. GJOÇA

Studentët në protestat e tyre fitojnë pedagogët, të cilët përditë po solidarizohen dhe u bashkohen protestave, duke kërkuar rrëzimin e ligjit “Për Arsimin e Lartë”.

Nga e hëna nis greva e pedagogëve

Nga e hëna pedagogë të Histori-Filologji do të nisin grevën për të rrëzuar ligjin e Arsimit të Lartë. Me iniciativën e pedagogëve të Filologjikut do të bashkohen edhe pedagogët e Juridikut. Greva do të jetë fillimisht një ditore, dhe më pas pritet që të diskutohen hapat e tjerë. Sipas pedagogëve, autonomia e universitetit po kapet nga kryeministri Rama, gjë që nuk është parë në asnjë vend të botës.

Kryeministri Rama: Problem janë pedagogët, jo studentët

Kryeministri Rama dje prezantoi “Paktin për Universitetin” në një takim me studentë, pedagogë. Kryeministri në fjalën e vet, nuk theksoi asnjë përgjegjësi të qeverisë për katandinë e universiteteve publike, por bëri fajtorë vetëm pedagogët. RamaNga ligji ju kërkoni liri, por nuk doni të merrni përgjegjësi. Ligji i arsimit të lartë u jep liri, ju jep dhe përgjegjësi. Merreni përgjegjësinë dhe na thoni çfarë doni nga ne. Ne dimë çfarë duan studentët dhe do t’i bëjmë një për një. Se çfarë doni ju ne nuk e kemi kuptuar, ose më saktë unë e kam kuptuar, por nuk kam ndërmend ta them akoma. Mos prisni ditën kur do bashkohem unë me studentët dhe të vij përballësh jush, dhe t’ju them studentëve, se çfarë në fakt ju nuk doni. Nëse unë e kam gabim këtë që mendoj, aq më mirë akoma. Ju e dini shumë mirë për çfarë flas unë dhe e dinë shumë mirë sot se çfarë po ndodh. Nuk janë ata grupet e studentëve të ngujuar, problemi janë pedagogët që nuk shkojnë t’i japin mësim. Pse nuk shkojnë t’i japin mësim? Një student i vetëm ka të drejtë të marrë mësim. Qeveria s’ka punë të bëjë vetting akademik. Duhet ta bëni ju! Me ligjin e Arsimit të Lartë duhet ta kishit bërë. S’e keni bërë.

Rama replikon me studenten: Po më ndërpreve del jashtë

Kryeministri Edi Rama replikoi me një studente, e cila ka reaguar ndaj fjalës së tij. Në këtë moment kur një studente filloi t’i bënte replikë Kryeministrit, gjë që nuk u prit fare mirë nga ky i fundit. Rama i tha të resë, se nuk do ta lejonte atë që ta ndërpriste, duke shtuar se, nëse do tentonte sërish do të dilte nga salla. “Të drejtën për të ndërprerë njerëz në një sallë ta harroni. S’ta jep njeri këtë të drejtë, se po ndërpreve njeri në sallë del dhe jashtë.”-tha Edi Rama.

Studentët presin kryeministrin me protesta

Studentët e pritën me protesta kryeministrin jashtë sallës ku u zhvillua takimi për prezantimin e Paktit për Universitetin dhe mbanin në duar një banderolë ku shkruhej: “Rama je qesharak, plotëso 8 kërkesat!” Ata kanë denoncuar vijimësisht dhunën dhe presionin e policisë së shtetit dhe asaj private, që sipas tyre është përpjekur që të ndërpresë protestën e tyre. Bojkotimi i mësimit vijon në pjesën më të madhe të fakulteteve ndërsa studentët janë shprehur se nuk do ndalen deri në fitoren e çështjes së tyre.

Dekani i FTI, presion studenteve, i fotografon

Dekani i Fakultetit të Teknologji Informacionit, Vladi Koliçi, u ka bërë presion studentëve që të mos ngujohen dhe të tërhiqen nga protesta. Dekani Koliçi fotografon studentët e ngujuar, në mënyrë që të hakmerret ndaj tyre.

Reagim i Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë: “Pakti (qeveritar) për universitetin”, shkelje antikushtetuese e pavarësisë dhe lirive akademike!

Reagim i Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë: “Pakti (qeveritar) për universitetin”, shkelje antikushtetuese e pavarësisë dhe lirive akademike! Pedagogët ta çojnë VKM-në 777, datë 26.12.2018 në Gjykatë Administrative të Apelit në mungesë të Gjykatës Kushtetuese! Edi Rama në emër të zgjidhjes së kërkesave të studentëve shpik dhe merr me të dyja duart kontrollin absolut të Vettingut të Titujve Akademikë të Pedagogëve (si Vettingu i Policëve) sipas diversionit të Fondacionit Soros Kosovë (KFOS) që solli në Tiranë që në Tetor-Nëntor 2018 Taulant Muka dhe i denoncuar nga Lëvizja AntiSoros si Agjendë e Soros për të mbyllur ciklin e instalimit të diktaturës së Oligarkisë Sorosiane dhe mbi hapësirën e fundit ku represioni i pushtetit nuk arrinte 100%: mjedisi akademik universitar publik – PEDAGOGËT! Kjo është shkelje e hapur dhe e rëndë e Pavarësisë Akademike ku politika do t’i bëjë Vettingun pedagogëve!!! Dmth Vettingun do ta kalojnë vetëm ata që do Partia. Kontrollin e cilësive dhe indikatorëve akademikë mund ta bëjnë vetëm institucionet e pavarura akademike dhe asnjëherë ato politike.

 

Pakti për Universitetin plotëson 3 nga tetë kërkesat e studentëve, për 5 pika jepet zgjidhje e mesme

Pakti për universitetin i jep zgjidhje vetëm 3 nga tetë kërkesat e protestuesve, ku përfshihet transparenca, performanca dhe karta e studentit. Për pesë të tjerat parashikohet vetëm një plotësim i pjesshëm. Sa i përket 5 pikave të tjera zgjidhja mbetet e pjesshme. Në paketë po ashtu konstatohet reformimi i sistemit dhe në pesë momente të tjera, që përfshijnë kërkimin shkencor dhe vlerësimin e ekselentëve. Nga këqyrja e dokumentit, vërehet se vetëm 3 propozime mund të plotësohen tërësisht dhe ku bëhet fjalë për transparencën e universitetit, kartën e studentit dhe vlerësimin e performancës në mësimdhënie. Qeveria ka nisur punën ose ka gjetur një zgjidhje të mesme për 4 pika nga 8 të kërkuara prej studentëve, e më konkretisht për ato të renditura në pikat 1, 4, 5 dhe 7, që lidhen me Rritjen e Buxhetit në 5% të GDP-së dhe përgjysmimin e Tarifës së studimit për çdo nivel studimi, Vettingun e Pedagogëve, Zgjedhjen e një anëtarësi nga studentët në Bordin e Administrimit dhe Ndërtimin e bibliotekave. Sa i përket përgjysmimit të tarifave, ajo do të bëhet vetëm për studentët e Nivelit Bachelor, si dhe ekselentët e nivelit Master. Vettingu i Pedagogëve është një proces i ndërlikuar, i cili nis me krijimin e arkivit digjital, të doktoraturave e më pas pritet të mësohet rruga e mëtejshme e rishikimit të gradave shkencore. Zgjedhja e një anëtari nga studentët në bordin e administrimit do të bëhet me propozim të studentëve, ku çdo universitet do dërgojë propozime që do të marrin përgjigjen përfundimtare nga qeveria. Sa i përket ndërtimit të bibliotekave elektronike, duhet thënë se ka nisur puna për të shqyrtuar mundësitë për realizimin e këtij projekti, ku hapi i parë është përzgjedhja e literaturave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here