Tentohet të futen celularë në burg, me një mënyrë që…

0
153

Mësohet se në burgun e Lezhës tentohet të futen fshehurazi celularë, një fenomen që shpeshherë është dëgjuar. Por rasti në fjalë kishte një metodë të pazbuluar më parë.

Tre celularë janë tentuar të futen celularë në burgun e Lezhës. Celularët ishin fshehur brenda një tenxhereje bashkë me aksesorët përkatës. Tenxherja ishte e mbushur me gjellë dhe poshtë kishte një fund të dyfishtë.

Pas një kontrolli të imtësishëm të punonjësve të policisë së burgjeve është bërë e mundur edhe gjetja e celularëve. Materialet e çështjes i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për të vijuar hetimin e kësaj çështjeje dhe zbulimin e autorëve të saj.

Ky nuk është rasti i parë, kur sendet e ndaluara tentohen të futen në burgun e Lezhës. Pak muaj më parë, policia kapi një top futbolli të fryrë, që u hodh nga jashtë rrethimit të burgut dhe që në brendësi kishte 3 celularë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here