Sondazhi tregon se Rama edhe Ministër i Jashtëm është zgjedhje e gabuar

0
130

Vetëemërimi i Kryeministrit Edi Rama edhe në postin e Ministrit të Jashtëm, është vlerësuar si një vendim i gabuar. Nga të dhënat e sondazhit rezultoi se 52.24% e lexuesëve zgjodhën opsionin ‘e gabuar’.

Më 14 janar, “BalkanWeb” iu drejtua me një pyetje përmes sondazhit lexuesve, përmes së cilës i ftonte të votonin nëse vetëemërimi i kryeministrit edhe në postin e Ministrit të Jashtëm ishte i drejtë, apo i gabuar.

Në harkun kohor të 5 ditëve, në sondazh morën pjesë 4 399 lexues, nga të cilët 2 298 ose 52.24% zgjodhën opsionin ‘e gabuar’. Për 41.15% të lexuesve ose 1 810 prej tyre që morën pjesë në sondazh, vetëemërimi i kryeministrit edhe në postin e ministrit të jashtëm ishte i drejtë. Ndërkohë 6.62 % e pjesëmarrësve në sondazh preferuan të zgjedhin opsionin ‘nuk e di’.

Screenshot 2019 01 19 At 13.57.45

Vetëemërimin e Ramës në postin edhe të ministrit të jashtëm, Presidenti Ilir Meta e ‘bekoi’ një ditë më parë, ndërsa firmosi dekretin e dërguar nga vetë kreu i qeverisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here