Rama te propozonte veten edhe per 8 ministrat e tjere. Kjo duhej…!!! Veprim prej budallai…

0
118

Vetëpropozimi i Eid Ramës, si ministër i Jashtëm, vazhdon të përcillet me ironi e tallje, jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe nga politika.

Petrit Vasili, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, nuk i ka shpëtuar kësaj “përfshirje”.

Jo vetëm kaq, por ai ka një “propozim origjinal”, kur shprehet se, “Rama të propozonte veten edhe për 8 ministrat e tjerë se të propozonte 8 pece këmbësh për këpucët e tija 8 panolina për brekushet e tija, 8 kruajtëse dhëmbësh për gojën e tij”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Rama te propozonte veten edhe per 8 ministrat e tjere. Kjo duhej…!!!

Qe propozimi i vetes per minister nga Edi Rama eshte veprimi me idiot i pluralizmit shqiptar kete nuk e luan as topi.

Qe kryeministri Rama do t’i kerkoje hesap ministrit te jashtem Rama edhe kjo eshte komedia me idiote me e madhe e pluralizmit shqiptar.

Ndonese veprim prej budallai, propozimi i vetes eshte veprimi me i sinqerte i Edi Rames.

Por qe te ishte i sinqerte deri ne fund duhet te propozonte veten edhe per tete postet e tjera te ministrave.

Dhe do ishim rehat se do kishim nje rama kryeminister dhe 9 rama ministra.

Ky propozoi ne fakt jo 8 ministra por nja 8 pece kembesh per kepucet e tija 8 panolina per brekushet e tija, 8 kruajtese dhembesh per gojen e tij.

Ne fund te llogarise do dukej qe kishim shume ministra por ne fakt do te kishim vetem nje budalla te dale nga mendt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here