Standard.al

Emrat e fituesve të sekretariateve në Partinë Demokratike. Bardhi përballë Telitit…

0

Partia Demokratike mblodhi sot Këshillin Kombëtar për drejtuesit e rinj.

Dalin emrat e fituesve të sekretariateve në Partinë Demokratike e cila sot mblodhi sot Këshillin Kombëtar.

Kështu, Gazmend Bardhi ka fituar përballë Dorian Telitit në garën për kreun e sekretarit të Përgjithshëm në PD.

Sait Dollapi është zgjedhur sekretar organizativ.

Ivi Kaso është zgjedhur sekretar për Çështjet Zgjedhore.

Clirim Gjata është zgjedhur sekretar për çështjet ligjore.

Kujtojmë gjithashtu se Bujar Nishan është zgjedhur në postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Arben Ristani është zgjedhur në krye të Komisionit të Apelimit.

Gjithashtu Këshilli Kombëtar ka rikonfirmuar në detyrë nënkryetarët e PD Edi Palokën dhe Edmond Spahon.

Halim Kosova është zgjedhur kryetari i Komsionit të Integritetit dhe Etikës të PD.

Alfred Rushaj është zgjedhur kreu i Bordit Financiar.

Jemin Gjana është zgjedhur kryetar i Komisionit Zgjedhor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.