Braimllari: Të protestojmë kundra varfërisë, krimit, paligjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë së Kryeministrit

0
196

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari së bashku me deputetin e LSI-së së Qarkut Korçë, Edmond Panariti zhvilluan një takim me strukturat e LSI-së së qytetit të Korçës. Në fjalën e tij në këtë takim, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari tha se forcimi i LSI-së në Korçë është me rëndësi të madhe dhe se detyra dhe misioni i LSI-së është t’i shërbejë çdo qytetari. Sakaq Braimllari sqaroi se protestat e opozitës do të jenë protesta për rrëzimin e klikës kriminale dhe do të jenë protesta kundra varfërisë, krimit, paligjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë së Kryeministrit Rama. “Është me rëndësi të madhe forcimi i LSI-së në Korçë. LSI është forcë politike me energji pozitive dhe detyra jonë është t’i shërbejmë çdo qytetari. Të protestojmë kundra varfërisë, krimit, paligjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë së këtij Kryeministri. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që ofron mundësi punësimi, stabilitet dhe shanse për të rinjtë. Të largojmë klikën kriminale. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që ofron mundësi punësimi, stabilitet dhe shanse për të rinjtë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here