Turp për Kumbaron. “Të menduam si njeri të letrave, por na dole letër higjenike”!”

0
142

Së fundmi për punën e Ministrisë së Kulturës për rikonstruksionin e Kalasë së Tiranës, ka reaguar Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, duke e quajtur një turp për Ministren e Kulturës.

Sipas FMTK, as kjoskat e katundeve nuk janë në këto nivele vulgariteti dhe shpërfillje ndaj trashëgimisë dhe shpërfytyrimi estetik.

“Shumë domethënëse është ajo cfarë i tha së fundmi një skulptor i njohur:
“Të menduam si njeri të letrave, por na dole letër higjenike”!” – mbyll reagimin e tij në facebook Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Statusi i plotë:

Asnjë ndër Ministrat e Kulturës nuk u largua me atë ndjenjë turpi e pështirjeje sic u largua zj. Kumbaro.

Kjo shëmtire që shihet në objektin më të vjeter mesjetar të trashëgimisë së Tiranës, këtu në ballë te kalasë së Bargjinëve të ndërtuar në mesin e 1600-ës, është vepër e saj.

As kjoskat e katundeve rrotull nuk janë tashmë në këto nivele vulgariteti, shpërfillje ndaj trashëgimisë dhe shpërfytyrimi estetik.

Shumë domethënëse është ajo cfarë i tha së fundmi një skulptor i njohur: 
“Të menduam si njeri të letrave, por na dole letër higjenike”!”

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here