Të paktën 20 persona janë vrarë në një sulm me makinë bombë

0
138

Një sulm me bombë ka ndodhur në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota. Policia ka njoftuar se bomba ishte vendosur në makinë dhe për pasojë, të paktën 20 persona janë vrarë.

Dhjetëra persona janë plagosur në këtë shpërthim, i cili ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në jug të qytetit.

Drejtuesi i makinës, që po ashtu është vrarë, është thënë të ketë qenë 57 vjeçar. Asnjë grup ende nuk ka pretenduar se është përgjegjës për sulmin.

Presidenti i këtij shteti, Ivan Duque e ka përshkruar këtë sulm si “akt të çmendur terrorist” dhe ka shpallur tre ditë zie. Shpërthimi ka thyer dritaret e shtëpive dhe banesave që kanë qenë në afërsi.

“Ka qenë e tmerrshme, është dukur sikur fundi i botës”, ka thënë 62 vjeçarja Rosalba Jimenez, teksa ka qenë duke hapur dyqanin e saj afër shkollës, transmeton AFP.

Prokurori i Përgjithshëm, Néstor Humberto Martínez, ka thënë se në makinë kanë qenë 80 kilogramë me material shpërthyes, i cili është përdorur edhe më herët nga grupe guerile rebele të Kolumbisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here