“Rusia po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.”

0
147

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kadri Vesili ka deklaruar se Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës. Merreni si diçka pozitive, fqinji ynë po tenton ta kalojë mirë me perëdimorët shprehet, Veseli.

Vesili ka folur të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Merreni si diçka pozitive, ne jemi me Amerikën me perëndimorët, e fqinji ynë në veri po tenton të kalojë mirë me perëndimorët. Putini pas një takimi me Thaçin, i ka thënë të njëjtat gjëra edhe pas atij me Vuqiçin, pra Rusia po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Shpresojmë shumë që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së këtë vit”, tha Veseli, shkruan Rtk.

Të enjten në Beograd ka qëndruar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here