Rama në klabet e natës në Rodhos i dërguar nga Balili…?!

0
125

“Mirmbrëma zoti Berisha. Klement Balili që është shpallur si Eskobar i Ballkanit, është personi që e çoi Ramën para disa kohësh, dhjetorin që kaloi në Rodos, atëherë që u takua me baronët e drogës. Rama ishte në Sarandë dhe iku për gjithë natën në Rodos. E çoi Keli tek këto persona që kanë lidhje të forta, se janë sarandjot dhe kanë klabe në Rodos. Kjo foto, zoti Berisha, është bërë në kohën që Rama vajti nga Saranda në Rodos. Këto janë bosët e drogës që kanë gjithë klabet e Rodosit dhe janë miqtë e Ramës. Pronari i lokalit në Rodos Faliraqi, është shqiptar, sarandjot. Aty kërcet droga… Ka dhe nja 15 lokale atje në Faliraqi. Në klabet e tyre bëhet nami me drogë, janë nga Saranda, sikurse Keli që punon në Hotelin që quhet Santa Kuaranta. Keli është Klementi, është nga Saranda. Personi quhet Kozma Kote.”

Fotot nuk janë të shumta, por as nuk mungojnë. Arrestimi i Klement Balilit ka hapur debatin e madh për lidhjet e politikanëve me trafikantet e drogës. Trafikantët e mëdhenj, thuajse në të gjitha rastet kanë mbrojtur veten duke pasur fototgrafi e video me bosat e politikës e pushtetit. Ashtu si Kozmai, edhe Balili pretendohet të ketë masa të tilla “sigurie” për ditë të vështira të përballjes me drejtësinë.

Shijaktv.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here