Standard.al

Plas protesta edhe në Rrogozhinë. Banorët: Rrezikohemi nga…

0

Banorët e fshatit Kalush në Bashkinë e Rrogozhinës rrezikojnë të përmbyten ashtu si dy vite më parë.

Argjinatura ekzistuese e lumit Shkumbin që kalon fare pranë fshatit të tyre është e pa mjaftueshme për të përballuar prurjet e mëdha që ky lumë ka në periudhën e dimrit. Pikërisht, për të ndaluar këtë fenomen, nga i cili janë dëmtuar për vite me radhë banorët e këtij fshati, kanë protestuar sot për ngritjen e një argjinature të re, e cila do të zgjidhë problemin e tyre.

Sipas banorëve, frika se reshjet e shumta të shirave dhe shkrirja e borës përgjatë rrjedhës së këtij lumi do t’i përmbysë sërisht ata. Nga ana tjetër banorët ankohen edhe për prishjen e urës e cila lidh fshatin Kalush me rrugën kryesore.

“Kemi frikë se në këtë periudhë reshjet janë të shumta dhe lumi mund të na përmbytë shtëpitë. E vuajtëm dy vite më parë kur uji na u fut në shtëpi, tani duam zgjidhje”, tha një nga banorët.

Një tjetër banor u shpreh se për shkak të rrezikut nga përmbytjet edhe tokën e kemi lënë djerrë.

“Jemi të detyruar që edhe tokën ta lëmë djerrë. Vetëm jonxhë mund të mbjellim pasi për të tjerat as që bëhet fjalë, marrin fund”- thotë një tjetër.

Nga përmbytjet e dy viteve më parë banorët e këtij fshati pësuan dëme të konsiderueshme materiale./BW/

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.