Paralajmërimi i fortë nga aktivistiti: Ja çfarë do të ndodhë me Ramën në krye të politikës së Jashtme…

0
84

Aktivisti Aulon Kalaja u shpreh se për shqiptarët që janë gjetur të vdekur në burgjet greke, ku vetëm përpara pak ditësh u vetëvarë dy javë përpara se të lirohej nga burgu një i ri shqiptarë nuk është mbajtur qëndrim nga ana e Ambasadës tonë në shtetin grek .

Sipas tij, rasti i fundi por edhe ngjarjet e tjera të rënda dhe të shpeshta të ndodhura gjatë vitit të kaluar, kanë treguar se Ambasada dhe Konsulllatat Shqiptare në Greqi nuk e kanë bërë detyrën e tyre.

Sipas aktivistit Ambasada dhe Konsullatat po merren vetëm me afera korruptive dhe jo me përkrahjen dhe interesin ndaj shtetasve të tyre.

Kalaja argumentoi edhe marrëveshjen midis Greqisë dhe Shqipërisë duke argumentuar se fatmirësisht ajo ka dështuar, pasi sipas tij me atë marrëveshje vendi ynë do të kishte më pak tokë dhe më pak det.

“Kemi një problem si shoqëri por sidomos në radhët e medias, pasi dilet shpesh dhe flitet mirë për një ministër pasi ikën nga detyra, rasti është Tahiri që shpesh nëpër studiot televizive disa e konsiderojnë si një ministër të mirë. Është tipike shqiptare njësoj sikur vdes dikush dhe për të fliten vetëm fjalë të mira. Kjo nuk është normale,” – tha ndër të tjera Aulon Kalaja

Një pjesë nga deklarata e tij gjatë një interviste në Televizionin Fax News:

Rasti i fundit i shqiptarit të gjetur të vetëvarur (sipas mediave greke, në thonjëza,  pasi ato janë bërë të pabesueshme sepse pse duhej të vetëvarej 2 javë përpara se të fitonte lirinë), dhe rastet e tjera kur një tjetër shqiptar u vra nga të burgosurit apo 5 të tjerët që u vranë vetëm gjatë nëntorit të kaluar, kanë treguar mungesën e përgjegjësisë nga ana e Ambasadës Shqiptare në Greqi.

Mendoj se duhet të ngrejmë struktura të tjera pasi Ambasada nuk po e  bën punën e saj por merren vetëm me afera korruptive. Gazetari i Fax News Shpëtim Zinxhiria ka qenë i vetmi që ka ndjekur në kohë reale ngjajre të tilla të ndodhura në Greqi ku falë ndihmës së tij shumë ngjarje të tilla kanë arritur të bëhen të njohura për të gjithë, sepse Ambasada as nuk i bënte publike.

Roli i Ambasadës dhe Konsullatës Shqiptare në Greqi sa i përket përkrahjes dhe kujdesit ndaj shtetasve të tyre është i dyshimtë pasi nuk janë interesuar as nuk kanë hetuar aspak ngjarjet e rënda që kanë ndodhur gjatë kohëve të fundit.

Cili është roli i saj, për çfarë paguhet, nëse nuk paguhet për të drejtën e jetës së nuk di ç’të them. Konstatoj që Ambasada Shqiptare në Greqi nuk e kryen rolin e saj.

Marrëveshja midis dy qeverive është e ngrirë sepse në rast se kjo marrëveshje do të firmosej do të kishim më pak det dhe më pak tokë. Është hap pozitiv qëndrimi i SHBA-ve në lidhje me marrëveshjen midis dy qeverive duke qenë një rol kyç, qoftë edhe qëndrimi i Turqisë apo protestat e qytetarëve shqiptarë të cilat  bënë që fatmirësisht kjo marrëveshje të dështojë.

Për çështjen kombëtare nuk mund të bësh kompromis. Kemi një ministër si Bushati që ka luajtur një rol negativ sa u përket politikave ndërkombëtare pavarësisht se ai ishte një kukull.

Kemi një problem si shoqëri, por sidomos në radhët e medias ku dilet shpesh dhe flitet mirë për një ministër pasi ikën nga detyra. Rasti është Tahiri që shpesh nëpër studiot televizive disa e konsiderojnë si një ministër të mirë. Është tipike shqiptare njësoj sikur vdes dikush dhe për të fliten vetëm fjalët e mira.

Bushati ishte një ministër i keq por Rama do të jetë ministër akoma edhe më i keq.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here