Moti del nga ‘shinat’ dhe na habiti të gjithëve….

0
135

Reshjet e shiut u rikthyen sot në pjesën më të madhe të vendit, por duket se surpriza qenka për në fundjavë.

Kjo, pasi sipas IGJEUM nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7-14 °C, në vendet e ulëta: 5-14 °C dhe në vendet malore: 0-6 °C.

RESHJET
Sot pasdite (e premte dt.18) dhe nesër (e shtunë dt.19) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve. Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër sot pasdite në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate (me kohëzgjatje të shkurtër).Reshjet do të jenë në formë dëbore në Veri, të cilat mund të zbresin deri në kuotën 600 m.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 14 °C
në vendet e ulëta: 5 / 14 °C
në vendet malore: 0 / 6 °C

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here