Ishe më e mirë “bio”. Roza Lati pranon operacionet…

0
159

Në fotografinë që Roza ka publikuar dikush nga ndjekësit e saj i ka komentuar se më parë ishte më e mirë, duke qenë se ishte “BIO”.

Roza nuk e ka pritur aspak mirë këtë koment dhe kritikat e tjera që i janë bërë, sepse i janë dukur pa vend. “I kam bërë buzët që 20 vjeçe. Edhe vetullën e kam pasur të punuar. Njeriu rritet. E mos na çani dërrasat ‘çe ke gjithë këtë make up, ç’je bërë kështu’… S’do dal të pi kafe te lagjia me ju. Do dal në ekran. Ekrani ka rregulla! Ka blice dhe drita nivel tjetër nga dritat e rrugëve që dilni ju o milet! Bëni dallimin ! Unë punoj në televizion. Make up dhe krehja dhe flokët janë procese të punës!”, – ka shkruar Roza.

Më pas ajo ka shpjeguar se nuk i mirëpret të tilla komente, sepse nuk dinë të bëjnë kritikat e duhura dhe reagimi i saj është gjithëpërfshirës, sepse nuk ka asgjë personale me askënd.

Në të vërtetë Roza Lati është ndër personazhet e paktë që ka pranuar të gjitha ndërhyrjet që ka bërë, për t’u treguar sa më e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë me të gjithë njerëzit që e ndjekin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here