Grabitën 3 milionë euro në Rinas. Prokuroria e Krimeve të Rënda merr vendimin…

0
158

Grabitën blindat me para në Rinas, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dënuar me  129 vite burgtë dyshuarit.

Dënimet që kërkon prokuroria për autorët e dyshuar:

Dash Kupa të dënohet me 20 vjet burg.

Ernest Kupa 19 vite e 8 muaj burg.

Neim Avdyli 20 vjet.

Ditjon Memlika 5 vjet e 8 muaj, bashkëpunëtor i drejtësisë.

Admir Çerpja 5 vjet e 8 mua, bashkëpunëtor i drejtësisë.

Fatjon Xhyliu 16 vite burg.

Dritan Sinani 16 vjet burg.

Aleksandër Murataj 24 vjet burg, i cili është dhe organizatori i grabitjes, dhe është ende në kërkim nga ana e policisë.

Grabitja e parë e këtij grupi ka ndodhur në vitin 2015, kur u sulmua Union Bank, për t’u vjedhur prej andej 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro.

Vetëm pak muaj më vonë do të vinte edhe grabitja e dytë, e suksesshme për shuma më të mëdha, me rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe valuta të tjera të vjedhura.

Grabitja e tretë dhe më e rënda ishte ajo e ndodhur pranë Rinasit, ku u rrëmbyen në rrugë nga automjeti shoqërues i policisë private 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here