Standard.al

Dënohen shqiptarët që therën me thikë djalin e…

0

Gjykata e Milanos ka dënuar sot 4 persona, mes të cilëve 2 shqiptarë, të cilët natën e 1 korrikut 2018 dhunuan fizikisht duke e plagosur 11 herë me thikë djalin e prezantueses së njohur italiane, Simona Ventura.

Albano Jakaj është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg ndërsa shqiptari tjetër Andi Arapi me 5 vite burg.

Po 5 vjet burg e 6 muaj burg është dënuar italiani Alessandro Ferzoco, ndërsa dënimi më i rëndë është marrë për italianin Davide Caddeo, me 9 vite burg.

Akuza ndaj tyre është “tentativë vrasje”.

Djali i Simona Ventures ka hequr dorë nga dëmshpërblimi prej 1 milion euro i kërkuar në seancën paraprake nga avokatja e tij.

“Heq dorë nga çdo dëmshpërblim”, ka deklaruar Nicolò Bettarini, në një komunikim për mediat.

“Kërkonim vetëm drejtësi dhe drejtësia u arrit. Më në fund kjo periudhë e tmerrshme mori fund”, tha ai.

Djali i prezantuese italiane, Simona Ventura dhe ish-futbollistit të njohur Stefano Bettarini, 20-vjeçari Nicolò Bettarini u plagos me 11 plagë me thikë natën e 1 korrikut 2018 pranë diskotekës së njohur milaneze “Old fashion”.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrje delikate në krah që për fat shkoi mirë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.