Çfarë po na sjellin Tayna dhe Noizy?!

0
252

Tayna është kthyer tashmë në emrin më të komentuar në rrjet pas bujës që bëri me këngët ‘Columbiana’ dhe ‘Shqipe’ të cilës idhanë famë menjëherë.

Po ashtu edhe fakti që reperet janë të pakta në tregun muzikor shqiptar, kjo e bëri Taynën të fitonte edhe më shumë vëmëndje.

Dhe tashmë suksesi i saj nuk dinë të ndalet jo vetëm si soliste në këngët e saja por dhe nga bashkëpunimet më këngëtarë të tjerë siç ishte kënga më Ledri Vulën ‘Aje’ që numëron miliona klikime në Youtube.

Dhe siç duket nuk do të jetë i vetmi bashëkëpunim i Taynës, ajo po përgatitet të sjellë një suprizë tjetër me reperin që ka një numër të madh ndjekësish Noizyn.

Image

Në rrjet flitet për një bashkëpunim të mundshëm mes Taynës dhe Noizyt dhe mund të themi se nuk është vetëm një dëshirë e fansave të të dyve.

Ishte faqja e Instagram-it, “Hip Hop Shqip”, e cila njofton për lajmin duke shkruar:

“Tayna ka folur me Noizy-n për një bashkëpunim. Ka shumë shanse të ndodhë shumë shpejt!”.

Sipas njoftimit duket se ka qenë Tayna ajo që ka kërkuar të bashkojë forcat me reperin nga Shqipëria.

Ndërsa lajmi ende nuk është konfirmuar, duket se ka entuziazmuar shumë fansat e këngëtarëve.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here