Bukuroshja shqiptare publikon copëza kujtimesh…

0
127

 Këngëtarja Anjeza Shahini, prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe, ku dhe është martuar dhe së shpejti do të bëhet nënë. Bukuroshja është larguar nga Shqipëria dhe ka lënë muzikën për t’iu dedikuar tërësisht jetës familjare.

Untitled 7

Megjithatë bukuroshja e ekranit nuk e ka humbur kontaktin me publikun shqiptar. Me anë të ‘Instagram’, ajo shpesh publikon copëza kujtimesh nga performancat e saj ndër vite.

Video e fundit që ka publikuar i përket 10 viteve më parë, kur Anjeza ka performuar për publikun nëpërmjet ‘Klan Tv’ në emisionin “Histori me zhurmues”. Këngëtarja ka performuar një cover të këngës ‘Gjyshes’ e kënduar në origjinal nga Vaçe Zela. “Një këngë e bukur për gjyshet e bukura e të mira, dhe këtu jam unë në #janar2009”,-shkruan më tej ajo.

(BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here