Zëvendëskryeministri Braçe dhe anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave betohen para Presidentit të Republikës

0
107

 

U zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar para Presidentit Meta.

Në prani të Nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi dhe anëtarëve të Kabinetit të Presidentit, u zhvillua sot në Institucionin e Presidentit të Republikës, ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar, zëvendëskryeministrit Erion Braçe dhe ministrave Anila Denaj, Belinda Balluku, Besa Shahini, Elva Margariti, Eduart Shalsi, Bledar Çuçi dhe Elisa Spiropali.

Zëvendëskryeministri dhe ministrat u betuan para Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekreteve përkatëse të emërimit dhe formulës solemne së betimit.

Presidenti Meta, pasi u dorëzoi dekretet e emërimeve, u uroi suksese në detyrat e reja dhe të rëndësishme të anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here