Standard.al

Trajnerja femër që do të trajnojë një ekip meshkujsh

0

Imke Wübbenhorst është e para femër trajnere e cila militon në 5 ligat e para në Gjermani. Por çudia nuk është këtu. Ajo drejton një ekip që përbëhet nga meshkuj. Bëhet fjalë për skuadrën e Cloppenburg. 30 vjeçarja u ul në pankinën e skuadrës gjermane në fundin e vitit të shkuar dhe objektivi kryesor i klubit është që të shmang rënien nga kategoria.

Imke është një karakter i fortë. Një femër e zgjuar dhe me autoritet. Por fusha që ka zgjedhur dominohet nga meshkujt. Sidoqoftë sfida për gjermanen është  e bukur, ku do të mundohet t’i jap leksion meshkujve se si duhet të trajnojnë.

Ajo dikur ka qënë një lojtare e ekipit të femrave të  Cloppenburg, por sot ka veshur konstumin e trajneres, ku drejton ekipin e meshkujve. Në një intervistë të dhënë për mediat gjermane kohët e fundit, Wübbenhorst dha një përgjigjje mjaft interesante.

30 vjeçarja u pyet nëse lojtarët duhet të ishin veshur me tuta para se ajo të hynte në dhomat e zhveshjeve, por përgjigjja e trajneres i la me gojë hapur gazetarët.

“Sigurisht që jo. Unë jam një profesioniste dhe natyrisht zgjedhjet e mija janë interesante.”-tha trajnerja.

 

/Ora News.tv/

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.