Studentët ngujohen edhe në Fakultetin e Korçës. Përshkallëzohet protesta…

0
137

Përtej temperaturave të ulta studentët vazhdojnë rezistencën kundër ligjit të Arsimit të Lartë. Tashmë veç bojkotit, një pjesë prej tyre janë ngujuar nëpër fakultetet respektive.

Sipas informacioneve të fundit, mësohet se edhe studentët e Universitetit Fan S. Noli, kanë vendosur që të ngujohen.

Vendimi është marrë nga Këshilli Studentor ku thuhet se kanë vendosur të ngujohen në ambientet e Fakultetit Ekonomik, ndonëse temperaturat janë me minus dhe nuk ka asnjë ngrohje. Ata janë të vendosur deri në plotësimin e kërkesave të parashtruara ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrit Edi Rama.

(B.B/ Faxweb.al)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here