Plas revolta qytetare: Banditët me maska janë rrugëve, policia hesht…

0
85

Në emisionin e mëngjesit ‘Koha për t’u zgjuar’ në News 24 të shumtë janë qytetarët që kontaktojnë dhe shprehin opinionet dhe shqetësimet e tyre.
Ata shprehen të indinjuar me politikën dhe politikanët shqiptarë, por nuk kursejnë as qytetarët, të cilët në opinionin e tyre qëndrojnë në indiferencë të plotë dhe kultura reaguese është në nivel që lë për të dëshiruar.
Disa janë të mendimit se vendi nuk mund të ecë përpara pa ndryshuar më parë kodin zgjedhor dhe pa reaguar ndaj politikave qeverisëse. Një qytetar nga Durrësi u shpreh se shqetësimi më i madh i banorëve janë maskat dhe banditët, të cilët siç tha ai, qëndrojnë rrugëve dhe dyqaneve.
‘Nëse Shqipëria do të ecë me këtë politikë dhe më këtë kod zgjedhor nuk do të këtë kurrë përparim’, tha një prej tyre.
‘Në Demokraci dhe në kapitalizëm qeveria s’ka çfarë të bëjë për popullin, fajin e ka ky popull dhe ky është dele. Në këtë demokraci duhet të ngrihesh. Nuk jemi popull ne. Me gjithë këto skandale nuk reagon. Populli duhet të reagojë. Populli duhet të jetë opozitar dhe të kërkojë më shumë. Studentët ku i kanë prindërit’, theksoi një tjetër.
‘Banditët gjithë natës me maska janë rrugëve dhe dyqaneve në Durrës. Policia vijon të heshtë totalisht’, shtoi një tjetër qytetar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here