Pedagogu me studentët protestues: Ligji arsimit të lartë klientelist, pengon arsimin publik në favor të atij privat

0
101

Sipas axhendës së ditës së sotme të aktiviteteve, të hartuar nga studentët e FHF, ata kishin ftuar të mbante një ligjëratë të lirë profesorin Romeo Hanxhari. Në hollin e Fakultetit të gjithë studentët bojkotues ndoqën për rreth 45 minuta ligjëratën e tij “Neoliberalizmi i deformuar në Shqipëri dhe aplikimi i tij në Universitetet publike me Ligjin për Arsimin e Lartë”.

Profesor Hanxhari u tha studentëve se situate në arsimin e lartë public në Shqipëri është fryt i politikëbërjes që bazohet në vizione të neoliberalizmit dhe në qëllime të lidhura në mënyrën shkak-pasojë mes tyre. Për këtë shkak, u tha ai studentëve, duhet adoptuar një këndvështrim më gjithëpërfshirës edhe për politikat në sektorët e tjerë të jetës ekonomike dhe shoqërore, si edhe duhen mbajtur qëndrime publike lidhur me to. Kjo sepse zgjidhja për arsimin e lartë publik vjen bashkë me zgjidhjen për sektorë të tjerë.

Profesor Hanxhari foli për parimet e neoliberalizmit si një vizion i qendrës së djathtë që synon rritjen e rolit të sektorit privat në ekonomi dhe shoqëri, dhe që bazohet në elemente si privatizimi, derregullimi, shtrëngesa ekonomike, tregtia krejt e lirë, dhe shpenzimet e shkurtuara qeveritare. Ky është një vizion politik që është provuar i suksesshëm në Anglinë e Thecerit apo në Amerikën e Reganit. Sipas profesorit, nëse në Shqipëri ky vizion neoliberal do të aplikohej i plotë, do të mund të kishte qenë I suksesshëm. Por ai është aplikuar në mënyrë të deformuar, të cunguar dhe klienteliste. Parimet e tregtisë së lirë dhe të shpenzimeve të ulta qeveritare nuk zbatohen në Shqipëri.

Po ashtu derregullimi është bërë në mënyrë selektive, vetëm në disa sektorë ndërkohë që në sektorët ku ka hapësirë të madhe korruptimi, derregullimi është konceptuar qëllimisht në mënyrë klienteliste. Kjo është arsyeja se pse derregullimi që bëri Ligji për Arsimin e Lartë në arsimin publik, ka cuar në kaos dhe në bllokim. Sipas Hanxharit, i cili citoi disa artikuj të botuar në gazetën “New York Times”, edhe kur zbatohen drejt, parimet e neoliberalizmit në universitet kanë tendencën ta shndërrojnë Universitetin nga një hapësirë themelore të lirisë në një fabrikë të thjeshtë profesionistësh me indiferencë qytetare, dhe me studentë e pedagogë të cilët nuk kanë asnjë obligim apo qëllim të adoptojnë pozicione për cështje të rëndësisë publike dhe qytetare.

Në rastin e Shqipërisë, kjo situatë dhe rrezik është edhe më i madh për shkakun se, pervec sa me siper, Ligji në fjalë ka edhe tendencën klienteliste qe të bllokojë dhe pengojë arsimin publik në favor të atij jo publik.

Studentët bojkotues të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë diskutuan gjatë lidhur me këto mendime të pedagogut të tyre Romeo Hanxhari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here