Ky gabim gjatë gjumit mund tu marrë jetën

0
115

Studimi u fokusua në 4.000 njerëz pa histori të njohur të sëmundjeve të zemrës. Mosha e tyre mesatare ishte 46 vjeç dhe dy të tretat e pjesëmarrësve ishin meshkuj, transmeton lajmi.net.

Pjesëmarrësit mbanin aktograf, një mjet për të matur aktivitetin, për shtatë ditë për të studiuar gjumin e tyre. Ata gjithashtu realizonin ultrazë të dimensionit 3D të zemrës dhe skanime tomografike kardiake, të realizuara për të kërkuar sëmundje të zemrës.

Rezultatet e studimit të publikuara të martën në revistën e rishikuar të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë treguan se njerëzit që flinin më pak se gjashtë orë në natë kishin27 për qind më shumë gjasa të zhvillonin arterosklerozën.

“Ky studim thekson se ne duhet të përfshijmë gjumin si një nga armët që përdorim për të luftuar sëmundjen e zemrës – një faktor që po kompromentojmë çdo ditë”, tha autori i studimit të madh, José M. Ordovás, në një deklaratë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here